Kush ishte gruaja që u vra brenda Kongresit amerikan?

  • A.P /
  • 07 January 2021 - 16:46
Kush ishte gruaja që u vra brenda Kongresit amerikan?

Një grua 35 vjeçare është vrarë nga policia gjatë ndërhyrjes së demonstruesve në Kongresin Amerikan.

Ajo u identifikua si një veterane e Forcave Ajrore, Ashley Babbitt.

Familja e saj kishte mësuar për vdekjen përmes televizioneve.

Babbitt për 14 vite kishte punuar në Forcën Ajrore.

“Më ra të fikët. Jam thyer. Askush nga Uashingtoni nuk e informoi djalin tim dhe e mësuam nga lajmet e tmerrshme në TV”, ka thënë vjehrra e saj, për New York Post.

Dhëndri i Ashleyt, Justin Jackson, i tha NBC 7 se ai ishte në kontakt me policinë e Uashingtonit, por që ata nuk i thanë saktësisht se çfarë çoi në të shtënat fatale.

“Ashley ishte besnike dhe jashtëzakonisht e apasionuar pas bindjeve të saj. Ajo e donte këtë vend dhe ndjehej e nderuar që ka shërbyer në forcat tona të armatosura”, tha ai.

“Ashley u vra mbrëmë derisa ajo dhe protestuesit e tjerë hynë në ndërtesën e Kapitolit. Ajo u qëllua nga një oficer policie me rroba civile pasi hyri në ndërtesë”, tha Shefi i Policisë së Uashingtonit Robert Conti.


(Kosova Sot Online)