Konjufca e quan të padrejtë krahasimin e Vetëvendosjes me protestuesit në Capitol Hill

  • A.P /
  • 07 January 2021 - 20:32
Konjufca e quan të padrejtë krahasimin e Vetëvendosjes me protestuesit në Capitol Hill

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, e ka konsideruar si të padrejtë krahasimin e ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, të veprimeve të protestuesve pro-Trump në Capitol Hill, ndërtesa e qeverisë amerikane, me ato të Vetëvendosjes me hedhjen e gazlotsjellësit në Kuvend.

Konjufca ka radhitur një varg arsyesh që, sipas tij, nuk e bëjnë krahasimin proporcional. Anëtari i VV’së ka thënë se partia e tij asnjëherë nuk i ka kundërshtuar zgjedhjet, e as nuk ka tentuar të ozurpojë objektin e Kuvendit, përgjatë kohës sa hidhnin gazlotsjellës për të parandaluar votimin e Demarkacionit dhe Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe.

“Nuk bëhet fjalë për një krahasim me Kosovën. Ne kemi qenë cdoherë në kundërshtim të zajednicës, sepse zajednica ishte një project të rrezikshëm për Kosovën, të cilin vetë GJK e ka shpallë si anti-kushtetuese. Ne nuk kemi dashur ta okupojmë parlamentin, as okupim të institucioneve, as nuk kemi shënjeëstuar njerëzit, deputetët nuk kanë qenë cak i dëmtimeve fizike për VV. VV ka aplikuar një metodë të ndërhyrjes në procedurë të parlamentit, si në rastin e Zajdenicës edhe atë të Demarkacionit. Vetëvendosja gjithmonë i ka njohur zgjedhjet, pavarësisht se është dyshuar për vjedhjen e votave gjatë zgjedhjeve të vitit 2010”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)