Slogani që po publikohet nga zyrtarët e LDK’së u kopjua nga logoja e një produkti

  • A.P /
  • 07 January 2021 - 22:35
Slogani që po publikohet nga zyrtarët e LDK’së u kopjua nga logoja e një produkti

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami përmes një postimi në Facebook ka publikuar një foto që po raportohet se është sllogani i LDK’së që do të përdoret për fushatën zgjedhore.

“Mbesim në Lidhje” është motoja e këtij sloganit që shfaq një zemër e që përkon me datën e zgjedhjeve 14 shkurt, ditë kjo që njihet edhe si dita ndërkombëtare e të dashuruarve.

Të njëjtën e ka publikuar edhe kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi në llogarinë e tijë në Facebook.

Mirëpo, logoja që po raportohet se e kanë zgjedhur LDK-ja për ta përdorur në këto zgjedhje, gjendet në një faqe ndërkombëtare e cila shet fotografi me çmime të ndryshme.

Kjo logo kushton vetëm 10 dollarë.

Insajderi ka kërkuar në këtë faqe e cila është spanjolle, ku shihen fotot e një litari në forme zemre të cilin LDK e ka adaptuar në slogan që po raportohet se do të përdoret për fushatën zgjedhore.

(Kosova Sot Online)