Ky vend izolon 11 milionë banorë, pasi zbulohen 100 të infektuar me COVID-19

  • E.K /
  • 08 January 2021 - 08:34
Ky vend  izolon 11 milionë banorë, pasi zbulohen 100 të infektuar me COVID-19

Kina ka vendosur 11 milionë njerëz në qytetin Shijiazhuang nën bllokim pasi më shumë se 100 raste të reja Covid u konfirmuan atje.

Banorët janë të ndaluar të largohen nga qyteti dhe shkollat gjithashtu janë mbyllur.

Më shumë se 5000 pika testimi janë ngritur në mënyrë që çdo banor të mund të testohet.

Shifrat e reja janë më të lartat që Kina ka parë në më shumë se pesë muaj. Vendi ka qenë në gjendje të përmbajë shpërthime të tilla duke ndërmarrë menjëherë veprime të ashpra.

Kjo ka përfshirë përdorimin e vazhdueshëm të testimit masiv kur shfaqen grupe të reja të rasteve, edhe nëse duken relativisht të vogla.

Provinca Hebei, ku ndodhet Shijiazhuang, raportoi 120 raste të reja të enjten dhe të gjitha, që përveç njërit prej këtyre infeksioneve, ishin në qytet. Diku tjetër në vend, 22 raste të reja u konfirmuan.

Virusi u zbulua për herë të parë në qytetin kinez të Wuhan në fund të vitit 2019 para se të dilte në një pandemi globale.

Ndalimi i së enjtes vjen vetëm disa javë para Vitit të Ri Kinez, një kohë kur njerëzit në Kinë udhëtojnë masivisht për të kaluar pushimet me familjet e tyre.

Por banorët në rrethin Gaocheng të Shijiazhuang, të konsideruar si epiqendra e shpërthimit, tani nuk lejohen të largohen nga zona e tyre. Të tjerë banorëve iu ndalohet të largohen nga qyteti.

Për sa i përket transportit, udhëtimi me autobus është ndaluar dhe shumë fluturime janë anuluar.

(Kosova Sot Online)