Shën Valentini pjesë e fushatës, aktivistët e LVV-së dhe LDK-së bëjnë thirrje me zemra

  • E.K /
  • 08 January 2021 - 11:09
Shën Valentini pjesë e fushatës, aktivistët e LVV-së dhe LDK-së bëjnë thirrje me zemra

Data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme është caktuar në ditën e të dashuruarve.

Ani pse kjo çështje nuk ka aspak ndikim në zgjedhjet që pritet të mbahen, aktivistë të partive politike tashmë kanë bërë lidhshmëritë mes dy ngjarjeve që i ka rënë të jenë në të njëjtën datë.

Ende pa filluar fushata, aktivistë të mobilizuar në rrjete sociale kanë shpërndarë thirrje ku nuk kanë munguar edhe “zemrat” e simbolet tjera identifikuese, sidomos për këtë festë.

Dje janë shpërndarë dy të tilla në rrjete sociale nga aktivistë të LVV-së dhe të LDK-së.

Me te mira sjell fotot që janë shpërndarë në rrjete sociale:

(Kosova Sot Online)