
Lexoni edhe:
5 të vdekur dhe 321 raste të reja me koronavirus në Kosovë
U.d. Presidenti i Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e shteteve të Quint-it dhe të BE-së, njofton zyra e Presidencës.
Osmani në takim ka thënë se përfshirja e vëzhguesve ndërkombëtarë në monitorimin e zgjedhjeve është shumë i rëndësishëm.
5 të vdekur dhe 321 raste të reja me koronavirus në KosovëLexoni edhe:
“Në këtë takim, u.d. Presidentja Osmani theksoi se mbrojtja e integritetit dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor është qëllimi kryesor i institucioneve të vendit, duke garantuar kështu jetësimin e vullnetit qytetar të shprehur përmes votës së lirë. Znj. Osmani potencoi rëndësinë e përfshirjes së vëzhguesve ndërkombëtar në monitorimin e procesit zgjedhor, ndaj në këtë kontekst kërkoi mbështetjen e QUINT-it dhe të BE-së”, thuhet në komunikatën për media të Zyrës për komunikim me publikën të presidencës.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Quint-it dhe të zyrës së BE-së shprehën mbështetjen e tyre për institucionet e Kosovës për të siguruar zgjedhje të lira, të drejta e paqësore.
(Kosova Sot Online)