
Lexoni edhe:
Bajrami: Ministria e Financave do ta mbështesë KQZ-në në të gjitha fazat e ekzekutimit të buxhetit
Komuna e Suharekës është njëra ndër komunat më të prekura nga vërshimet. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se në këtë komunë ka vërshime në disa fshatra.
“Kemi vërshime në disa fshatra. Për fat të mirë gjendja e qytetarëve është mirë. Janë vërshuar disa toka por gjendja është nën kontroll. Pak më herët fola edhe me ministrin e Bujqësisë dhe nesër do të dalim që ti shohim edhe dëmet. Gjendja aktualisht është e qetë dhe nën kontroll”, ka thënë Muharremaj.
Kryetari i Suharekës theksoi se për fat të mirë nuk kanë dëme tek jetët e njerëzve.
“Kemi disa shtëpi të vërshuara, dëmtime të pronave por në njerëz nuk kemi dëme. Tash jam në vend të ngjarjes. Jemi në terren, tek lumi”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)