Besa Gaxherri tregon nëse do të jetë kandidate për deputete

  • A.P /
  • 08 January 2021 - 20:58
Besa Gaxherri tregon nëse do të jetë kandidate për deputete

Besa Gaxherri e LDK’së beson se do të jetë sërish pjesë e listës së kësaj partie për deputete.

“Nuk e kemi vendos ende listën e deputetëve por jam e sigurt se do të jem prapë në listën kandiduese”, thotë ajo.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, ajo thotë, si kurrë më parë, partia e themeluar nga Ibrahim Rugova, ka nevojë për mobilizimin e të gjithëve.

“Unë mendoj se Lidhja Demokratike e Kosovës kësaj radhe ka nevojë për të gjithë njerëzit e vetë. Është një opinion i krijuar pa të drejtë për LDK’në prandaj unë mendoj se unë dhe të gjithë bashkëveprimtarët dhe kolegët e aktivistët e LDK’së do të mobilizohemi”, tha Gaxherri.

“Do të punojmë shumë me përkushtim që LDK të radhitet e para sepse  përveç garës, unë e them me sinqeritet dhe bindje se Kosova është e sigurt vetëm atëher kur është në qeverisjen e LDK’së”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)