Vetura humb kontrollin, përfundon në një pompë derivatesh në Prishtinë

  • A.P /
  • 08 January 2021 - 23:02
Vetura humb kontrollin, përfundon në një pompë derivatesh në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Prishtinë, më saktësisht në Veternik.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha  se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30.

“Sot rreth orës 20:30, në Veterrnik,  ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje,  ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Bazuar në të dhënat e deritanishme një  person është lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personi i lënduar   është dërguar për trajtim mjekësor. Me  rasrin po merret njësiti trafikut”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)