Trumpit i fshihet përgjithmonë llogaria në Twitter

  • S.A /
  • 09 January 2021 - 08:11
Trumpit i fshihet përgjithmonë llogaria në Twitter

Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është shlyer përgjithmonë llogaria në Twitter

Ngjarjet që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  të martën, në Kongresin Amerikan në Capitol Hill, ku një turmë e mbështetësve të Trump hynë brenda ku me ç’rast vdiqën katër persona, ka bërë që disa rrjete sociale të reagojnë duke fshirë përkohësisht llogarinë e presidentit amerikan.

Të parët që e bënë këtë ishin Twitter të cilët e kishin suspenduar për një kohë llogarinë Trump, por pas tyre këtë e bëri edhe Facebook.

Tëitter sonte ka marrë edhe një vendim edhe më të vështirë.

“Pasi bëmë një rishikim të “tweetave” të fundit në llogarin e @realDonaldTrump dhe përmbajtën e tyre ne kemi fshirë përgjithmonë llogarinë e tij për shkak të nxitjes se rrezikut për dhunë tjetër”, shkruan në deklaratën e Twitter.

Të martën, Presidenti i SHBA-ve disa herë kishte bërë thirrje në rrjetet sociale për dhunë në Kongres, ditën kur edhe do të certifikohej fitorja e Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar. 

(Kosova Sot Online )