Aksident i frikshëm, lëndohet rëndë shoferi

  • E.K /
  • 09 January 2021 - 10:23
Aksident i frikshëm, lëndohet rëndë shoferi

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm, ku një mjet ka dalë nga rruga në aksin nacional Korçë-Maliq.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se mjeti ka dalë nga rruga në afërsi të kryqëzimit të Libonikut, ndërsa dyshohet se shkak për këtë të jetë bërë lagështira në rrugë e si pasojë mjeti ka rrëshkitur dhe është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spital. Policia aktualisht ndodhet në vendngjarje.

(Kosova Sot Online)