Reagon Mike Pompeo pas gjithë tollovisë që bëri Donald Trump: Amerika para gjithçkaje!

  • E.K /
  • 09 January 2021 - 14:33
Reagon Mike Pompeo pas gjithë tollovisë që bëri Donald Trump: Amerika para gjithçkaje!

Sekretari në largim i Departamentit të Shtetit në ShBA, Mike Pompeo, ka reaguar pas tollovisë së shkaktuar në njërën nga ndërtesat më të rëndësishme qeveritare nga përkrahësit e presidentit në largim, Donald Trump, i cili po mundohet që ta zhbëjë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Pomepo publikoi një fotografi në Tëitter me mbishkrimin “America first” (“Amerika e para”).

Me këtë postim, kryediplomati në largim lë të kuptohet se nuk e përkrah thirrjen e shefit të tij për të protestuar kundër rezultatit të zgjedhjeve dhe se e përkrah mbrojtjen e institucioneve.

Menjëherë pas zgjedhjeve, Pompeo kishte refuzuar që ta pranojë humbjen e Partisë Republikane. Ai ka qenë një ndër aleatët më të afërt të Trumpit dhe ka mbajtur një ndër postet më të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë, duke qenë bartës i politikës së ashpër të Trumpit kundër Kinës dhe Iranit.

 

(Kosova Sot Online)