IHMK’ja paralajmëron reshje të shiut edhe në ditët në vijim

  • E.K /
  • 09 January 2021 - 14:50
IHMK’ja paralajmëron reshje të shiut edhe në ditët në vijim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me një njoftim rreth situatës me reshjet e shiut në nivel vendi.

Në njoftim thuhet se situata më e rënduar paraqitet në zonën e Dukagjinit por edhe në pjesë të tjera të vendi gjë që ka shkaktuar ngritje të nivelit të lumenjve.

Sipas parashikimit të IHMK pritet edhe në ditët në vazhdim të ketë reshje shiu me intensitet më të lartë në zonën e Dukagjinit.

Njoftimi i plotë:

SITUATA E FUNDIT ME VËRSHIMET

Ashtu siç jeni të informuar, situata Hidrometeorologjike në Kosovë, gjatë këtyre ditëve është e rënduar si pasojë e reshje të shiut me intensitet më të theksuar në Dukagjin, por edhe në pjesë të tjera të vendit, e cila ka shkaktuar ngritje të nivele nëpër lumenj. Më i atakuari është sistemi lumor i Drinit te Bardhe, ku nivelet kanë arritur kuotat maksimale, e disa prej tyre kanë shkaktuar vërshime (Drini Bardhë, Ereniku, Bistrica e Pejës Bistrica e Deçanit, Mirusha, Toplluha) pastaj në pellgu e Ibrit lumenjtë: Ibri, Sitnica, Drenica me degët e tyre. Këto përmbytje në Pellgut e Drinit të Bardhë, paraqesin një periudhë kthyese 20 vjeçare.

Problematik paraqiten lumenjtë me karakter të rrëkeve të cilët rrjedhin nga zonat më të larta malore. Kësaj situate në Dukagjin i ka kontribuar edhe shkrirja e borës dhe reshjet e shiut që kanë rënë ditë më parë duke ngopur token me ujë përtej kapaciteteve.

Aktualisht nëpër lumenjtë me karakter fushorë (Drini bardh, ibri, Sitnica, Morava Binçës, Lepenci), kanë ngritje të lehtë, ndërsa pas ndërprerjes së reshjeve në shumicën e tjerave, tendenca e niveleve janë në rënje të lehtë.

Sipas parashikimeve tona pritet që përsëri ditëve në vazhdim të ketë reshje në tërë vendin por më të theksuara përsëri në Dukagjin, prandaj këto edhe më tepër do ta rëndojnë situatën, sidomos me temperaturat pozitive të cilat ndikojnë në shkrirjen e borës së rënë së fundi.

Ne jemi duke e përcjellur në vazhdimësi situatën meteorologjike dhe hidrologjike përmes rrjeteve tona monitoruese, duke marr të dhëna në kohë reale të reshjeve dhe të niveleve të ujit nëpër lumenjtë tanë.

Sasia e reshjeve gjatë 24h në disa stacione meteorologjike 09/01/2020

1. Gjakove: 57 mm

2. Ferizaj: 11.2

3. Prishtine: 34.0

4. Prizren: 48.0

5. Dragash: 40.3

6. Istog: 17.2

7. Junik 32.9

8. Peje: 17.3

9. Kamenice: 21.7

10. Tugjec: 28.8

11. Lipjan: 44.

Nivelet dhe tendencat në Lumenjtë kryesorë të Kosovës gjatë 24 h (12:00)

1. Gjonaj: 457-698 (> 241) –

2. Gryka: 100- 131 (>31) +

3. Lepenci: 99 – 130 (>31) –

4. Drini kepuz: 341 – 391 (>50) –

5. Morava Binçes: 289 – 373 (>84) –

6. Ibri: : 251-188 (>83) +

7. Sitnica: 273-231 (>42) +

Sqarim:

Shenja – ulje e nivelit

Shenja + ngritje e nivelit

(Kosova Sot Online)