Prizreni s’shpëton nga vërshimet, lumi “Drini i Bardhë” del nga shtrati

  • E.K /
  • 09 January 2021 - 15:44
Prizreni s’shpëton nga vërshimet, lumi “Drini i Bardhë” del nga shtrati

Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, Lumi “Drini i Bardhë” ka dalë nga shtrati këtë të shtune në fshatin Krajkë të Komunës së Prizrenit.

Pas vërshimeve të mëdha disa pjesë janë përmbytur, duke përfshirë toka bujqësore dhe disa shtëpi.

Gjatë ditës së djeshme pati vërshime edhe në pjesë tjera të vendit duke shkaktuar dëme të mëdha.

Media ka provuar që ta kontaktojë kreun e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukën, për ta pyetur rreth situatës atje pas vërshimeve, por ai ka qenë i pa qasshëm.

Më poshtë keni disa fotografi të lumit “Drini i Bardhë”, që ka dalë nga shtrati:

(Kosova Sot Online)