Një parti në Serbi i sulet kreut të Akademisë që tha se “Kosova s’është e jona”

  • E.K /
  • 10 January 2021 - 10:53
Një parti në Serbi i sulet kreut të Akademisë që tha se “Kosova s’është e jona”

Partia Demokratike e Serbisë e ish-kryeministrit serb,Vojisllav Koshtunica, i ka reaguar sot kreut të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, Vladimir Kostiq, pas i ky i fundit tha se “Kosova nuk është e jona”.

Kjo parti thotë se Kostiq ka të drejtë ta shprehë mendimin e tij mbi problemin e Kosovës, por se ai nuk ka të drejtë “të abuzojë me pozicionin që mban”.

Kryetari i partisë serbe, Millosh Jovanoviq deklaroi se Kostiq duhet të përmbahet nga “abuzimi me reputacionin e vogël të funksionit që ai kryen për të promovuar pikëpamjet personale mbi çështjet më të rëndësishme shtetërore dhe shoqërore”.

“Kostiq ka të drejtë kur, si reagim ndaj deklaratës së peshkopit Grigorije, ai thotë se ‘askush në këtë komb, madje as kisha, nuk ka një titull të së vërtetës kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Metohinë'”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

“Në vend që të argumentojë me pikëpamjet e Kishës Ortodokse Serbe si një individ, akademik, profesor i neurologjisë dhe t’i kundërshtojë ato, duke sugjeruar dorëzimin e Kosovës dhe Metohisë tek secesionistët shqiptarë, ai duhet të bëjë atë për të cilën vetë Akademia ka vendosur në detyrën e saj: të sigurojë që institucioni që drejton ‘të shohë dhe njohë pikat e kthesës në rrjedhën e kohës dhe në masën që mundet, të marrë pjesë në ndryshimin e rrethanave dhe zakoneve'”, thuhet në deklaratë.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vladimir Kostiq është përplasur me peshkopin serb Grigorije për deklaratat e këtij të fundit se “Kosova është e jona”.

Kostiq ka thënë se Kosova nuk është e jona dhe kjo duhet të kuptohet sa më parë që është e mundshme.

“Unë e pranoj plotësisht se jam gabim, por pyeteni peshkopin nëse ai ka të drejtë. Unë kam kaluar kufirin, ata më treguan pikërisht pjesët e rrugës që nuk janë të përshtatshme për tu kaluar. Do të ishte mirë që Vladimir Kostiq të nënshkruante Marrëveshjen e Kumanovës, Marrëveshjen e Deytonit dhe Marrëveshjen e Brukselit atëherë do ta kishim fajtorin dhe nuk do të kishim nevojë të mendonim më për këtë”, ka thënë Kostiq

“A është Carnojeviq tradhëtar? Nuk mendoj se është, çfarë kam thënë le të mbetet si e gabuar, por askush në këtë shtet përfshirë kishën nuk e ka titullin e së vërtetës kur vije puna te Kosova. Askush nuk mund të më bind mua se jam tradhëtar sepse sa isha këtu, disa nga ata dhe fëmijët e tyre kishin ikur jashtë”, tha Kostiq. 

(Kosova Sot Online)