Behluli: Tani është momenti i fundit që qytetari i Kosovës me votën e vetë e ka në dorën tij fatin e vendit tonë

  • A.P /
  • 10 January 2021 - 14:44
Behluli: Tani është momenti i fundit që qytetari i Kosovës me votën e vetë e ka në dorën tij fatin e vendit tonë

Opinionisti Hajrush Behluli, përmes një shkrimi në Facebook, ndër të tjera ka shkruar: Kur ti shohim qytetarët duke kritikuar udhëheqësit e partisë së vetë për korrupsion dhe keqmenagjim vetëm atëherë, mund të themi se e duam vendin tonë. Në të kundërtën jemi bashkëpjesmarrës në shkatërrimin e shtetit dhe të ardhmes , shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Reformimi i partive poltike apo reformimi i vetëdijes qytetare.

Heshtja është ar, thotë populli.

Por jo gjithmonë është ar dhe duhet të flasim dhe sa të mundemi të kontribojmë në reformimin e shoqërisë sonë.

Image
Hajrush Behluli

Në debatet politike çdo ditë flitet si do të reformohet kjo parti ose ajo parti politike. Si do të reformohet apo si do të largohen ata që kanë qeverisur dhe e kanë sjellur këtë gjendje kur ata nga anërarsia e vet klienteliste marrin me mijëra vota. Jo kështu nuk reformohet asnjë parti poltike.. Edhe pritja se anëtarësia e këtyre partive do të votojnë partinë që premton ndryshim është vështirë të ndodhë. Prandaj qytetarët antarë të partive politike e kanë detyrë patriotike e kombëtare që mos t'i votojnë kandidatët që i njohin si të korruptuar dhe t'a pastrojnë oborrin e vet . Nëse këtë e arrijnë vetem atëherë kanë të drejtë morale t'i kritikojnë të tjerët. Përndryshe hajnat tanë janë të mirë ndërsa të partive tjera janë kriminel këto parolla janë hipokrizi e pakuptimtë. Kur ti shofim qytetarët duke kritikuar udhëheqësit e partisë së vet për korrupcion dhe keqmenagjim vetem atëherë mund të themi se e duam vendin tonë. Në të kundërtën jemi bashkëpjesmarrës në shkatërrimin e shtetit dhe të ardhmes tonë. Tani është momenti i fundit që qytetari i Kosovës pavarësisht rreshtimit partiak me votën e vet e ka në dorën tij fatin e vendit tonë. Nëse edhe kësaj here dështojmë fajin e kemi vet dhe të mos e kërkojm fajin në taborrin tjetër. Unë besoj se në të gjitha partitë politike ka njerëz të ndershëm dhe e kundërta.

Neve shqiptarëve as nuk duhet të na ndajnë e as nuk duhet të na bashkojnë partitë politike dhe klanet e tyre të interesit por parimet morale dhe vlerat kombëtare.

(Kosova Sot Online)