Sot më shumë të shëruar se të infektuar me koronavirus

  • E.K /
  • 10 January 2021 - 15:21
Sot më shumë të shëruar se të infektuar me koronavirus

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur edhe dy persona si pasojë e virusit COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 253 raste të reja të infektuara, ndërsa janë shëruar 646 pacientë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.586 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 253 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 46.259 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.140.

Ndërsa, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Podujevë 31 raste, Mitrovicë 23 raste, Vushtrri 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Viti 11 raste, Gjilan 10 raste, Ferizaj 8 raste, Lipjan 8 raste, Malishevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Skenderaj 5 raste, Kaçanik 3 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Drenas, Gjakovë, Kamenicë, Prizren dhe Shtërpcë.

(Kosova Sot Online)