Gruaja dënohet me burg se fshehu takimin me një burrë

  • A.P /
  • 10 January 2021 - 15:54
Gruaja dënohet me burg se fshehu takimin me një burrë

Një grua në Singapor është dënuar me pesë muaj burg pasi fshehu takimin me një burrë nga gjurmuesit e kontakteve të koronavirusit pasi nuk donte që familja e saj të mendonte se kishte një lidhje.

65-vjeçarja Oh Bee Hiok u takua me një mik të ngushtë, 72-vjeçarin Lim Kiang Hong pesë herë para se të rezultonte pozitive me Covid-19. Ajo qëllimisht fshehu informacionin pasi kishte frikë se të tjerët mund të mendonin se ajo kishte një lidhje me 72-vjeçarin.

Zyrtarët zbuluan takimet pasi shqyrtuan të dhënat e parkimit, pamjet e CCTV, regjistrimet e thirrjeve dhe transaksionet e kartave të kreditit. Gruaja u deklarua fajtore për akuzën e pengimit të përpjekjeve për gjurmimin e kontakteve.

“Ajo nuk dëshironte që familja e saj të mësonte se po dilnin kaq shpesh, pasi mund të dyshonin se ishin në një lidhje romantike dhe përhapnin thashetheme rreth tyre që ishin në një lidhje jashtëmartesore.”, thuhet në dokumunetet e gjykatës. 

(Kosova Sot Online)