Mbi 4 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani

  • A.P /
  • 10 January 2021 - 16:29
Mbi 4 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani

4 mijë e 355 raste të reja të infektuara me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Gjermani.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, gjatë kësaj kohe kanë vdekur 155 persona si pasojë e COVID-19.

Gjermania radhitet e 10’ta në botë për nga numri më i madh i të infektuarve me COVID-19.

Deri tani ky shtet ka regjistruar 1 milionë e 919 mijë e 514 të infektuar, ndërsa 41 mijë e 216 persona kanë vdekur nga ai.

1 milionë e 525 mijë e 300 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 352 mijë e 998 raste janë aktive,

Në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të COVID-19 jaën 5 mijë e 414 persona.

Gjermania deri tani ka kryer 35 milionë e 118 mijë e 592 teste për COVID-19.

(Kosova Sot Online)