M16, CIA dhe agjent shqiptar e kroat përcjellin çdo hap të Vuçiqit, Daçiqit e Dodikut

  • G.G /
  • 11 January 2021 - 10:55
M16, CIA dhe agjent shqiptar e kroat përcjellin çdo hap të Vuçiqit, Daçiqit e Dodikut

Në kohën kur përgjimi i presidentit të Serbis Vuçiq vazhdon të jetë temë akuze e ndërakuze në qarqet politike, ku opozita fajëson pushtetin se ka trilluar rastin për të shmangur vëmendjen nga problemet tjera në vend, “Kurir” ka publikuar një artikull ku shkruan se informatorët e M16, CIA dhe agjent shqiptar e kroat përcjellin çdo hap të Vuçiqit, Daçiqit e Dodikut.

Sipas “Kurir” në Serbi aktualisht po veprojnë shumë shërbime dhe cak i vëzhgimit dhe përcjelljes janë figurat e larta politike serbe si Vuçiq, Daçiq dhe Dodik nga shërbimet M16 e CIA dhe agjent shqiptar e kroat.

Kohëve të fundit bazuar në informatat që kanë ekspert të sigurisë dhe punonjës të shërbimeve të sigurisë është shtuara dukshëm aktiviteti i shërbimeve të huaja informative, ndërsa kjo nga ekspertët e fushës arsyetohet me qëndrimin e fuqishëm të mbrojtjes së sovranitetit dhe pozitës në skenën ndërkombëtare nga Serbia.

Vendosmëria dhe qëndrimet e kreut të shtetit kanë ndikuar në rritjen e pranisë por edhe aktivitetit të tyre shkruan “Kurir”.

Aktiviteti i tyre është shtuar veçanërisht në këtë periudhë, ndërsa fuqive më të mëdha botërore në grumbullimin e të dhënave dhe informatave iu ndihmojnë edhe agjensionet dhe shërbimet e vendeve fqinje , kanë thënë ekspert të sigurisë në Serbi.

Presidenti Vuçiq dhe përfaqësuesit e tjerë të lartë shtetëror nga Serbia janë cak i përcjelljes për shkak të politikës së vendosur në mbrojtje të sovranitetit dhe pozitës së përmirësuar së fundi në aspektin ndërkombëtar, posaçërisht nga shërbimet e vendeve fqinje.

Mirëpo këto konstatime mbetën vetëm konstatime “të thata”, pasi ato nuk plotësohen edhe me dëshmi dhe fakte, por sikur tentohet të gjendet një rrezik nga jashtë në përpjekje të zhvendosjes së vëmendjes nga situata aktuale në Serbi.

(Kosova Sot Online)