Avdullah Hoti me përfaqësuesit e Luginës: Në shtator i dërgojmë tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë

  • E.K /
  • 11 January 2021 - 12:07
Avdullah Hoti me përfaqësuesit e Luginës: Në shtator i dërgojmë tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti sot i ka pritur përfaqësuesit e Luginës së Preshevës për ta hartuar programin e punës për Zyrën për Luginën e Preshevës, e cila u formua muaj më parë.

Hoti tha se me hartimin e planit të punës së kësaj zyre, do të “analizohet gjendja sociale dhe ekonomike” e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, për, siç tha, “faktuar gjendjen në arsim, shëndetësi e punësim”.

“Në shtator jam i bindur se do të realizohet dërgimi i tekstet shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Prishtinës”, tha Hoti.

Ai premtoi edhe donacione tjera për qytetarët në atë pjesë. 

(Kosova Sot Online)