Twitterit i kushton shumë pezullimi i llogarisë së Donald Trumpit

  • E.K /
  • 11 January 2021 - 14:28
Twitterit i kushton shumë pezullimi i llogarisë së Donald Trumpit

Aksionet e listuara gjermane të Twitter ranë me 8% të hënën, në ditën e parë të hapjes së bursave pas pezullimit permanent të llogarisë së presidentit amerikan, Donald Trump, të premten.

Kompania tha se vendimi ndaj llogarisë së Trump, që numëron 88 milionë ndjekës, rrezikonte të nxiste më shumë dhunë në vend.

Këto zhvillime erdhën pas trazirave të shënuara në Capitoll Hill, gjatë seancës për certifikimin e fitores së demokratit Joe Biden.

Ishte hera e parë që Twitter pezullon një kryetar shteti, duke nxitur kështu mjaft debate lidhur me impaktin që gjigandët amerikanë të teknologjisë kanë mbi fjalën e lirë dhe demokracinë.

Ndërkohë, më herët edhe Facebook i pezulloi llogarinë Trump deri në fund të mandatit të tij presidencial këtë muaj me arsyetimin se po parandon ndonjë nxitje të mundshme të dhunës. /A2CNN

(Kosova Sot Online)