Përmbytje të mëdha në Shtaricë të Klinës

  • E.K /
  • 11 January 2021 - 15:37
Përmbytje të mëdha në Shtaricë të Klinës

Fshati Shtaricë i Komunës së Klinës është përmbytur nga reshjet e shiut. Vërshimet u kanë shkaktuar dëme banorëve të këtij fshati.

Klina është njëra nga komunat që është prekur më së shumti si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, ndërsa fshatin Shtaricë e ka marrë uji.

Një banor i këtij fshati ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, të cilat e dëshmojnë nivelin e përmbytjeve.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

Vendi ynë është përballur me reshje të shumta të shiut ditëve të fundit, për shkak të kësaj situate në teren kanë vepruar edhe ekipet e FSK-së.

Ndërsa, kryeminstri në detyrë Avdullah Hoti, paralajmëroi se do të krijohet një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë familjeve që u dëmtuan nga reshjet e shiut. 

(Kosova Sot Online)