68 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

  • A.P /
  • 11 January 2021 - 16:11
68 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

Sot në Komunën e Malishevës, janë regjistruar 5 raste të reja me COVID-19.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Rastet e reja vijnë nga këto vendbanime: 2 raste në Balincë  dhe nga 1 rast në Shkarashnik, Plloqicë dhe Balincë.

Ndërsa, nga kjo komunë është thënë se deri tani 492 persona janë infektuar me këtë virus, si dhe 68 raste janë aktive me të.

“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Deri më tani janë regjistruar 596 persona me COVID-19, prej tyre 492 persona janë shëruar, 36 kanë vdekur dhe aktiv me COVID-19 janë edhe 68 persona”, është thënë nga kjo komunë.

(Kosova Sot Online)