Dëmtohet rëntgeni në Klinikën e Pulmologjisë, podrumi i saj u vërshua nga uji

  • A.P /
  • 11 January 2021 - 17:13
Dëmtohet rëntgeni në Klinikën e Pulmologjisë, podrumi i saj u vërshua nga uji

Për shkak të reshjeve të shiut, ka pasur vërshime edhe në Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohen pacientët me COVID-19.

Si pasojë e vërshimeve është dëmtuar edhe rëntgeni në këtë klinikë. Ndonëse në Pulmologji në funksion janë edhe rengenët mobil, ky rëntgen është i vetmi në klinikë.

Drejtori i klinikës, Musa Hoxha ka thënë se për shkak të ujit që ka hyrë brenda podrumit të klinikës, është dëmuar rëntgeni, andaj edhe ai është jashtë funksionit.

Ai ka treguar se po i përdorin rëngënët mobilë dhe po i ofrojnë të gjitha shërbimet shëndetësore, përkundër dëmeve.

Përndryshe, ai ka thënë se përmes një projekti po synojnë që të rregullojnë pjesën e podrumit, në mënyrë që probleme të tilla të mos kenë më në klinikë.

Ndërsa, derisa është intervenuar pas hyrjes së ujit në klinikë, punëtorët teknikë po vazhdojnë ta pastrojnë klinikën.

Ndërsa, në një përgjigje  zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka thënë sot se në bodrumin e Klinikës së Pulmologjisë ka pasur grumbullim të ujit.

Ai ka thënë se ekipet teknike të QKUK-së bashkë me ekipet e specializuara e zjarrëfikësit kanë intervenuar për ta hequr ujin.

Ndërsa, nuk është hera e parë që Klinika e Pulmologjisë është mbushur me ujë pas reshjeve të shiut. Nga kjo klinikë është thënë se sa herë që ka rënë shumë shi, uji u ka hyrë brenda.

(Kosova Sot Online)