Hapet afati për testim të patentë-shoferëve, krijohet tollovi te Stacioni i Autobusëve

  • G.G /
  • 12 January 2021 - 09:26
Hapet afati për testim të patentë-shoferëve, krijohet tollovi te Stacioni i Autobusëve

Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur te Stacioni i Autobusëve, për paraqitjen e testit praktik të vozitjes.

Në fotografitë e dërguara nga lexues të gazetës, shihet se qytetarët nuk po e mbajnë fare distancën fizike.

Ndryshe, sot është hapur afati i testimi për patentë-shoferë. Ministria e Infrastrukturës i pati pezulluar paraqitjen e provimeve shkaku i pandemisë.

(Kosova Sot Online)