Gjermani: Mbi 12 mijë raste të reja me koronavirus

  • E.K /
  • 12 January 2021 - 12:14
Gjermani: Mbi 12 mijë raste të reja me koronavirus

Gjermania po vazhdon të jetë ndër rajonet më të goditura në Evropë nga pandemia COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit Gjermania ka raportuar 12 mijë e 802 raste të reja me COVID-19 dhe 891 viktima, shkruan Reuters.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve sipas Institutit Robert Koch ka arritur në 1 milionë e 933 mijë e 826 ndërsa numri i viktimave në 41 mijë e 577.

Gjermania radhitet e 10’ta në botë për nga numri më i madh i të infektuarve.

1 milionë e 570 mijë persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 329 mijë e 22 raste janë aktive me të.

5 mijë e 414 persona raportohet të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa, Gjermania deri tani ka kryer 35 milionë e 118 mijë e 592 teste për COVID-19.

Në gjithë botën numri i të infektuarve me COVID-19 raportohet të ketë shkuar në mbi 91 milionë, ndërsa mbi 1.9 milionë persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

(Kosova Sot Online)