Hoti e shkarkon për të dytën herë Ilir Murtezajn, 4 ditë pas rikthimit në krye të ATK’së

  • A.P /
  • 12 January 2021 - 15:59
Hoti e shkarkon për të dytën herë Ilir Murtezajn, 4 ditë pas rikthimit në krye të ATK’së

Kryeministri në detyrë,  Avdullah Hoti, ka marrë vendim për shkarkimin e Ilir Murtezajt dhe riemërimin e Ekrem Hysenajt, në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK.

Sipas njoftimit pasi të përfundojë detyrën e U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së,  Hysenaj kthehet në vendin e tij të punës sipas aktemërimit të cilin e ka pasur para këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi sot dhe obligohet Ministria e Financave  dhe ATK –ja për zbatimin e tij.

Ky vendim i Hotit vjen pas rikthimit në vendin e punës të Ilir Murtezajt të cilin Hoti e shkarkoi muaj me parë. 

(Kosova Sot Online)