PDK reagon pas aderimit të Mujës në VV: Sekser i akreditimeve të universiteteve

  • A.P /
  • 12 January 2021 - 18:01
PDK reagon pas aderimit të Mujës në VV: Sekser i akreditimeve të universiteteve

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka reaguar pas aderimit të Armend Mujës në Lëvizjen Vetëvendosje.

Bytyçi e ka quajtur Mujën sekser të akreditimeve universitare private.

Teksa e vë në pikëpytetje nëse Kurti do të mund ta luftojë hajninë me ekipin që e ka.

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti po na tregon se ai nuk do të qëndroj gjatë në pushtet.

Me Haki Abazin, kleptokratin e shoqerisë civile dhe Armend Mujën, sekserin e akreditimeve të universiteteve private, ai pretendon ta luftojë korrupsionin e hajninë.

Është e vërtetë se hajni nuk mund ta vjedhë hajnin, po ky parim nuk vlen për shtetin!.


(Kosova Sot Online)