Lexoni edhe:
Natyra Kuçi thotë se policia u tregua edhe më brutale brenda stacionit
Ganimete Musliu nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se reagimi i saj ndaj analistet Luljeta Aliu, ishte më i buti i mundshëm i bërë nga ana e saj. Sipas Musliut ajo është treguar shumë e butë më Aliun krahasuar me deklaratat që ka thënë ajo për Kralevën.
“Ka qenë reagimi më i butë i mundshëm drejtuar një shqipfolëse e cila fyen në palcë dhe lëndon të gjithë ata që e përjetuan gjithë ata gjenocid në Kosovë, familjet e dëshmorëve. Ka ofenduar dhe është munduar që ta poshtëroj ADN’në e shqiptarëve të vërtetë. Prandaj gjuha ime nuk ka qenë e ashpër dhe nuk pendohem për atë çfarë kam thënë. Sepse e kam fshirë e stërfshirë atë për ta zbut dhe për ta gjetur shprehjen që i përshtatet asaj”, ka thënë ajo..
Natyra Kuçi thotë se policia u tregua edhe më brutale brenda stacionitLexoni edhe:
“E them me bindje të plotë që njerëzit e tillë që mundohem ta shkatërrojnë të kaluarën e vendit tonë dhe e rrezikojnë të ardhmen nuk meritojnë trajtim ndryshe, unë nuk kam bërë asgjë më shumë dhe asgjë më pak përveç që i jam përgjigjur me gjuhen që ajo e meriton. Soji i saj nuk kupton tjetër gjuhë. Prandaj unë jam e detyruar që t’i drejtohem në këtë mënyrë. Nuk kam reaguar vetëm unë, sepse kjo nuk e ka fyer PDK’në por i ka fyer shqiptarët, gjakun e derdhur, oksigjenin e vet, lirinë e vet”, ka deklaruar më tutje ajo.
Sipas Musliut, analistja nuk është e vetmja që ka tentuar që në këtë formë t’i ofendojë qytetarët.
“Ka edhe para saj që kanë tentuar që të ofendojnë, ka edhe para saj që kanë tentuar të poshtrojnë shtresa të ndryshme të qytetarëve të Kosovës, por sot po mundohen që t’i gëlltisin ato fjalë”, ka deklaruar më tutje Musliu.
Pas nxitjes së reagimeve lidhur me çështjen e Kralevës, Aliu përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë që e tëra ishte keqkuptim dhe se ajo ka menduar që po flet për Krilevën një fshat në Gollak.
Lidhur më këtë gjë Musliu ka thënë se ajo u tentua që ta mbulojë poshtërsinë e saj dhe të marr qytetarët si injorantë që nuk i kuptojnë deklaratat të saj.
“Këtu kjo tregon deri ku shkon poshtërsia e saj. Në njërën anë të ofendon dhe tenton që të poshtërojë dhe në anën tjetër mundohet që atë shtresë ta marr si si injorante dhe naive që nuk kupton domethënien e fjalëve të saj. Kjo është hipokrizia, këtu është turpi për të . Ajo nuk e mori mundin që të kërkojë falje të sinqertë, sepse çdo njeri gabon por ky nuk ishte gabim por qëllim. Mbrëmë në atë emision ajo mendoi me zë sepse kështu është e edukuar”, ka thënë ajo.
Sipas Musliut, krahasimi i Kralevës dhe Krilevën ishte gabimi i radhës që e ka bërë Aliu.
“Mundi që tash ajo ta krahasojë Kralevën me Krilevën është gabimi i radhës që ajo e bën. Është turpi tjetër që ajo bën. Është shumë e ndershme dhe e pranueshme nëse ajo thotë sinqerisht kërkoj falje”, ka deklaruar më tutje Musliu.
(Kosova Sot Online)