Krasniqi thotë se i rrahën në stacion: Publikon foton e policit që e goditi Natyra Kuçin

  • A.P /
  • 12 January 2021 - 18:59
Krasniqi thotë se i rrahën në stacion: Publikon foton e policit që e goditi Natyra Kuçin

Anëtari i PSD’së, Frashër Krasniqi, pas arrestimit të anëtarëve të tjerë të kësaj partie, ka publikuar fotografinë e Fatmir Miftarit, rreshter në Policinë e Kosovës, për të cilin pretendon se ka goditur në kokë zëdhënësen e kësaj partie, Natyra Kuçin.

Krasniqi, nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’, ka thënë se edhe disa policë të tjerë kanë ushtruar dhunë ndaj aktivistëve të tjerë të PSD’së.

Në anën tjetër, në një postim në “Facebook”, më herët, zëdhënësja e PSD’së ka thënë që krimi i vetëm është brutaliteti policor jashtë dhe brenda ndërtesës së stacionit policor në Prishtinë.

Image

(Kosova Sot Online)