Shtime: I rehabilituari si në filma vjedhë një veturë dhe ikën

  • A.P /
  • 12 January 2021 - 20:27
Shtime: I rehabilituari si në filma vjedhë një veturë dhe ikën

Nga Qendra Integruese dhe Rehabilituese në Shtime kanë thënë që 46 vjeçari nuk është i rrezikshëm

Brenda kësaj veture një ditë më parë përfundoi një pacient i Qendrës Integruese dhe Rehabilituese e të Sëmurëve Kronik-Psikiatrik në Shtime.

Me të ikur nga kjo qendër, ky pacient kishte parë veturën me të cilën më vonë deklaroi se synonte të shkonte në shtëpi.

Vetura iu ka kthyer tanimë pronarit, Shefqet Halilit.

Ky tregon se si ndodhi gjithë ngjarja.

Ndërkohë Agim Gashi nga Policia Rajonale në Ferizaj tha se kjo nuk është hera e parë që pacienti ishte larguar nga Qendra Rehabilituese.

Ai thotë se i njëjti nuk ka kryer vepra penale më herët.

E drejtori i QIRSKP-së, dr.Miftar Zenelaj, tregoi që pacienti në fjalë kohëve të fundit ishte përmirësuar dukshëm në sjellje.

Megjithatë ditën e hënë ai doli pa leje nga Qendra.

Sipas tij, pacienti nuk është i rrezikshëm, mirëpo ato momente nuk ka pasur mundësi të kontrollojë sjelljet e tij.

Pacienti tashmë është rikthyer në Qendrën Rehabilituese, ku është duke u trajtuar për vite me radhë.

(Kosova Sot Online)