Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person

  • A.P /
  • 12 January 2021 - 20:46
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Policia, në ora 20:01 është njoftuar për një aksident trafiku në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Policia ka dal në vend-ngjarje, të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura, për momentin një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi.

(Kosova Sot Online)