Limaj tregon se si ia “mbylli derën” për koalicion Enver Hoxhaj

  • A.P /
  • 12 January 2021 - 21:34
Limaj tregon se si ia “mbylli derën” për koalicion Enver Hoxhaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka treguar se si, përgjatë ditës së sotme, iu është kumtuar nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, se nuk janë të interesuar për bashkëpunim për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Limaj,ka thënë se në ditën e martë, e cila ka qenë afati i fundit i dhënë nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) për njoftimin e koalicioneve, e ka mësuar nga Hoxhaj se PDK nuk ka interes të bashkëpunojë me partinë e tij.

“Sot e kemi mbyllë mundësinë me z. Hoxhaj për koalicion. Z. Hoxhaj sot ma ka interpretuar qëndrimin e kryesisë së Partisë Demokratike, të cilët nuk kanë vullnet dhe janë të interesuar të shkojnë vetë në zgjedhje dhe, shihemi pas zgjedhjeve, në bashkëpunime tjera politike”, ka deklaruar Limaj.

(Kosova Sot Online)