Limaj: Nisma do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve

  • A.P /
  • 12 January 2021 - 21:57
Limaj: Nisma do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se beson që partia e tij do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve.

Ai ka thënë se partitë tjera po kalkulojnë dhe se po mendojnë që kanë rrëzuar përgjithmonë Nismën.

“Askush nuk e dinë ku e kam shtratin elektoral, do t’ju befasoj”, ka thënë ai.

“Nëse dikush mendon se “ta kam zënë ditën”, gabon rëndë. Unë nuk dorëzohem, as nuk jam dezertor – ata që më njohin e dinë. Kemi shtratin tonë të votuesve. Kemi njerëz që tani janë studentë dhe janë rritur e do ta dijnë kënd e votojnë”, shtoi ai. 


(Kosova Sot Online)