Lexoni edhe:
Palmer për zgjedhjet në Kosovë: Janë themeli i praktikave demokratike
Tentojnë të vjedhin laptopë, i zë policia
34 laptopë ishin vjedhur nga tre persona një ditë më parë në Ferizaj
Janë ndarë në kënde të ndryshme të objektit.
Por që të tre janë futur pa leje në këtë lokal, me një qëllim.
Palmer për zgjedhjet në Kosovë: Janë themeli i praktikave demokratikeLexoni edhe:
Të maskuar ata po vjedhin laptopët brenda këtij lokali në Ferizaj.
Pasi morën plot 33 laptopë, tre të dyshuarit u larguan nga lokali.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin e tij dhe nga aty kanë vjedhur tridhjetë e tre Lap-top të llojeve të ndryshme. Rasti është duke u hetuar.
Mirëpo gjatë rrugës, të njëjtit u zunë nga Policia e Kosovës.
Kësisoj të gjithë laptopët e vjedhur, u kthyen në stacionin policor në Ferizaj.
Nga këtu gjatë së martës, këto pajisje teknologjike i morën pronarët e lokalit.
Ata rikthyen pajisjet e tyre, mirëpo ngjarjet e tilla nuk janë risi për ta.
Pesë herë të tjera ky lokal ishte cak i vjedhjeve.
Sipas tij, ky rast u identifikua lehtësisht me ndihmën e Policisë së Kosovës.
Një vjedhje pothuajse në të njëjtën kohë, u krye në Ferizaj, ku hajnat morën disa lloje armësh.
(Kosova Sot Online)