Dhoma e Përfaqësuesve nis diskutimet për shkarkimin e Donald Trumpit

  • A.P /
  • 12 January 2021 - 23:15
Dhoma e Përfaqësuesve nis diskutimet për shkarkimin e Donald Trumpit

Komiteti i rregullave të Dhomës së Përfaqësuesve po zhvillon një seancë dëgjimore mbi një rezolutë që pretendon se Donald Trump “reklamoi gjerësisht dhe inkurajoi gjerësisht” turmën të shkaktoi kaos në Kongresin amerikan dhe se zëvendëspresidenti Mike Pence duhet të marrë detyrën e presidentit.

Demokratët, të cilët kontrollojnë dhomën, po bëjnë thirrje që Pence të “zbatojë menjëherë” amendamentin e 25-të dhe ta shpallin republikanin të paaftë për zyrën, raporton bbc.

“Na nxirr nga ky makth në të cilin kemi qenë të zhytur në këto ngjarje të fundit”, pohoi demokrati Jamie Raskin gjatë seancës, duke iu drejtuar Pence dhe zyrtarëve të tjerë të kabinetit.

Ndryshimi i Amandamentit të 25-të lejon nënpresidentin të bëhet president i përkohshëm kur një president nuk është në gjendje të vazhdojë detyrat e tij, nëse për shembull, ai ose ajo bëhet i paaftë për shkak të një sëmundje fizike ose mendore.

Pjesa e ndryshimit që diskutohet është seksioni katër, i cili lejon nënpresindetin dhe shumicën e kabinetit të deklarojnë presidentin Trump të paaftë për të kryer detyrat e tij.

Presidentit i jepet shansi të ofrojë një përgjigje me shkrim, dhe nëse ai e kundërshton gjetjen, atëherë i bie Kongresit të vendosë. Çdo votë në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve që urdhëron largimin e presidentit kërkon një shumicë prej dy të tretave.

(Kosova Sot Online)