Zeka: Unë jetoj një milion herë më mirë si gazetar e analist

  • A.P /
  • 12 January 2021 - 23:17
Zeka: Unë jetoj një milion herë më mirë si gazetar e analist

Gazetari Milaim Zeka ka vendosur që të mos jetë kandidat për deputet i asnjë partie politike në Kosovë.

Kështu ka thënë vetë Zeka, teksa shtoi se aktualisht jeton më mirë si gazetar e analist sesa të kandidohej për deputet.

“Nuk e kam ndërmend në mënyrë absolute mos me u kyq në asnjë parti. Sepse nuk mund të bëj ndryshime në këto momente, domethënë vetëm me hy në politikë, pra nuk e kam ndërmend vetëm me hy deputet. Unë jetoj ma mirë një milion herë si gazetar, si analist si njeri që kam projekte përpara me bo filma e dokumentar. Me hy kot së koti në politikë nuk e kam ndërmend”, tha Zeka.

Zeka javë më parë, kishte thënë se nuk ka vendosur ende se a do të jetë pjesë e jetës politikë në Kosovë, por konfirmoi se ai është në bisedime me të gjitha partitë politike.

(Kosova Sot Online)