Ja se çfarë ndodh kur nuk qëllon në shenjë derrin e egër që po të sulmon

  • E.K /
  • 13 January 2021 - 08:35
Ja se çfarë ndodh kur nuk qëllon në shenjë derrin e egër që po të sulmon

Një gjahtare italiane u detyrua që ta përdorë çiften e saj si shkop për të goditur derrin e egër, të cilin nuk pati nishan që ta qëllonte kur ai iu vërsul.

Gruaja shkrep armën dy herë, por nuk arrin që të godasë në shenjë kafshën. Derri i egër i vërsulet dhe ajo nis ta godasë me çifte në kokë.

Pas disa goditjeve, derri i egër largohet me shpejtësi.

Videoja është xhiruar në Erula të Sassarit, në Sardenjë.

(Kosova Sot Online)