Kryetari i Obiliqit në hall me profilet false në emër të tij në “Facebook”

  • E.K /
  • 13 January 2021 - 10:33
Kryetari i Obiliqit në hall me profilet false në emër të tij në “Facebook”

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka ndarë një njoftim për qytetarët e Obiliqit.

Ditëve të fundit një profil i rremë është duke qarkulluar në emër të Gashit, duke shpërndarë mesazhe të ndryshme, me kërkesa për dërgimin e dokumenteve të tyre personale.

Kësisoj, ai ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të injorojnë çdo mesazh i cili vjen nga ky profil i rremë, sepse janë mashtrime, po ashtu, ka bërë të ditur se ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në organet kompetente.

Shkrimi i plotë i Gashit:

“Njoftim me rëndësi!

Qytetarë të nderuar,

Në Facebook, po vazhdon të jetë aktivë, një profil i rremë nën emrin tim, i cili po shpërndan mesazhe të ndryshme, duke kërkuar dokumente personale të qytetarëve!

Ju bëjë thirrje të gjithëve që të injoroni çdo mesazh i cili vjen nga ky profil i rremë, sepse janë mashtrime, si dhe ju konfirmoj se profili i vetëm i vërtetë është ky që aktualisht kam në përdorim,njëkohësisht kam ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në organet kompetente, uroj që shpejtë të përfundojnë procedurat dhe të zbardhet ky rast!

Xhafer Gashi“

ë(Mëposhtë gjeni disa nga mesazhet që shpërndahen nga ky profil i rremë)

(Kosova Sot Online)