U publikua foto e nënës së Hashim Thaçit në spital, reagojnë nga familja

  • E.K /
  • 13 January 2021 - 11:19
U publikua foto e nënës së Hashim Thaçit në spital, reagojnë nga familja

Ish-deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi ka reaguar pas publikimit të fotografisë së nënës së ish-presidentit Hashim Thaçit.

“E drejta për privatësi dhe konfidencialitet është një nga te drejtat kryesore te pacienteve. Trajtimin me dinjitet te çdo individi, e siguron legjislacioni ne fuqi dhe konventat ndërkombëtare që trajtojnë te drejtat e njeriut”, ka shkruar Thaci në Facebook.

Ajo ka kërkuar që të ruhen privatësia e të mos publikohen foto pa marrë miratimin e pacientëve.

“Duke shprehur mirënjohje te thelle për punën e tyre, lus stafin shëndetësor kudo ne Kosove, e poashtu edhe mediat, qe ta respektojnë privatësinë e pacienteve pa marr parasysh kush janë ata. Publikimi pa autorizim i fotografive te pacienteve, cilësohet si shkelje flagrante e te drejtave te tyre dhe një sjellje aspak profesionale”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)