
Lexoni edhe:
Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit me ekip të unitetit për dialogun me Serbinë!
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Tahiri ka reaguar pasi që Blerim Kuci ka dorëzuar sot letrën e dorëheqjes nga posti i ministrit.
“Një ndër kolegët e respektuar të Aleancës dhe miqtë e mi, prej sot ka vendosur që betejën politike ta vazhdojë në terren në mbështetje të plotë të AAK-së për zgjedhjet parlamentare”, ka shkruar Tahiri në Facebook derisa ka publikuar një foto me Kuçin.
Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit me ekip të unitetit për dialogun me Serbinë!Lexoni edhe:
“Blerimit i shpreha mirënjohjen time më të sinqertë për kontributin e tij si Ministër dhe bashkëpunëtor i ngushtë. Me punën e tij, ai siguroi zbatimin e pavarësisë energjetike të Republikës së Kosovës, një arritje jetike për shtetin tonë e cila do të mbahet mend”, tha ai.
https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/10157573115096611
(Kosova Sot Online)