Në Bavari kërkohet maska që kushton 4-6 euro, mund të përdoret veç një herë

  • E.K /
  • 13 January 2021 - 15:46
Në Bavari kërkohet maska që kushton 4-6 euro, mund të përdoret veç një herë

Rajoni gjerman i Bavarisë ka vendosur rregulla të reja kundër përhapjes së koronavirusit pas shqetësimeve për variantin e ri të virusit që së pari u identifikua në Britaninë e Madhe.

Nga java e ardhshme, qytetarët e rajonit më të madh gjerman do të jetë të obliguar të përdorin maska të tipit FFP2 në transport publik dhe dyqane. Këto maska mund të përdoren vetëm një herë dhe kushtojnë nga 4 deri në 6 euro.

“Prania e maskave në treg është e garantuar mjaftueshëm, prandaj nuk ka mungesë të maskave FFp2”, tha kryeministri i Bavarisë, Markus Soder, shkruan The Guardian.

Sidoqoftë, ka shqetësime se çmimi i maskave mund t’i nxisë njerëzit që t’i përdorin ato më shpesh, duke e ulur kështu nivelin e mbrojtjes nga virusi.

Ky politikan e ka paraqitur edhe idenë që vaksinimi të jetë i detyrueshëm për punëtorët e qendrave të kujdesit. Ai tha se një masë e tillë mund të justifikohet me mbrojtjen e personave të rrezikuar në kohën kur shkalla e skepticizmit për vaksinën është e lartë.

Sipas një sondazhi të ri, vetëm 50 për qind e punëtorëve në qendrat e kujdesit në Gjermani janë të gatshëm të bëhen pjesë e valës së parë të vaksinimit.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, e ka kundërshtuar menjëherë këtë propozim. “E kam dhënë premtimin në kuvend, në këtë pandemi nuk do të ketë vaksinim të detyrueshëm”, tha ai.

(Kosova Sot Online)