Fjolla Ujkani e Besim Muzaqi kandidatë për deputetë të VV’së nga Vushtrria

  • A.P /
  • 13 January 2021 - 21:07
Fjolla Ujkani e Besim Muzaqi kandidatë për deputetë të VV’së nga Vushtrria

Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri ka zgjedhur dy kandidatët për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje me degë në Vushtrri, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dy kandidatët e zgjedhur janë Fjolla Ujkani dhe Besim Muzaqi.

“Sot u mbajt Mbledhja Zgjedhore e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri, në të cilën u votuan kandidatët për t’u futur në listën për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Zgjedhjet e 14 shkurtit. Kandidatët e përzgjedhur nga Këshilli i Qendrës së LVV-së në Vushtrri janë:  Fjolla Ujkani dhe Besim Muzaqi”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)