Armend Muja është kandidat për deputet nga Mitrovica

  • A.P /
  • 13 January 2021 - 21:23
Armend Muja është kandidat për deputet nga Mitrovica

Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë ka njoftuar se në listën zgjedhore për deputetë, nga qyteti i Mitrovicës do të kandidojë Armend Muja dhe Arjeta Fejza, ndërkohë që aktivistët e vjetër të VV’së në Mitrovicë do të mbesin jashtë.

Muja dhe Fejza u votuan nga Këshilli i Qendrës së Vetëvendosjes në Mitrovicë për t’u futur në listën për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit që do të mbahen në Kosovë, shkruan Express.

Aderimi i Armend Mujës në Vetëvendosje ishte një nga temat e javës. Derisa kandidatura e tij për deputet mund të propozohej edhe nga Kryesia e Ngushtë e Vetëvendosjes. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Muja u propozua nga dega e Vetëvendosjes në Mitrovicë duke mos i lënë gardën e vjetër të aktivistëve aty që të garojnë për deputetë.

(Kosova Sot Online)