Lexoni edhe:
Syla: Kam informacione që Hashim Thaçi kthehet në prill
Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, po thotë se Qeveria Kurti dhe Hoti i kanë lënë shumë punë partisë së tij, në rast se vjen në pushtet.
Ai ka thënë se këto dy qeveri kanë degraduar vendin në shumë fusha ku do të duhet një plan për t’i rimëkëmbur.
Për të arritur deri te pushteti, Ismaili u shpreh optimist se PDK do të rritet gjatë kësaj periudhe derisa Vetëvendosje do të bie, përkundër disa sondazheve që nxjerrin të parën partinë e Kurtit.
Syla: Kam informacione që Hashim Thaçi kthehet në prillLexoni edhe:
“Në sondazhe duhet të shihet edhe se kah shkon trendi. Ky është një trend që dita-ditës po ndërron. Brenda këtyre ditëve deri në zgjedhje konsideroj që do të shkojnë në drejtime të kundërta. Lëvizja Vetëvendosje do të fillojë që të bie me debate që do të shihet dhe me debatet që do të paraqesim”.
Ismaili tha se Vetëvendosje ende nuk ka prezantuar kandidatin dhe planin për qeverisje, prandaj, sipas tij, do të largohen votuesit.
Derisa tha se gara për zgjedhjet e sivjetme po bëhet mes VV-së dhe PDK-së, Avdullah Hotin e LDK-së po e konsideron si kandidat që nuk zgjon kërshëri për planet e tij qeverisëse dhe se ai nuk mund të sjellë më ndonjë risi në udhëheqje të qeverisë.
“Si PDK jemi të përgatitur dhe kemi një kandidat për kryeministër me përvojë, kemi plane dhe ekipe”.
(Kosova Sot Online)