VV zyrtarizon kandidatët për deputetë edhe në Podujevë

  • A.P /
  • 13 January 2021 - 22:47
VV zyrtarizon kandidatët për deputetë edhe në Podujevë

Fitim Haziri, Saranda Bogujevci dhe Vendenis Lahu janë tre kandidatët e propozuar për t’u futur në listën për deputetë të Vetëvendosjes nga Podujeva.

Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë sot e ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme për të zgjedhur kandidatët.

“Anëtarët e Këshillit të Qendrës në një proces tranparent e demokratik, kanë votuar për të zgjedhur kandidatët për deputetë dhe tre kandidatët më të votuarit nga ky proces janë: Fitim Haziri, Saranda Bogujevci dhe Vendenis Lahu”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)