“Lufta heroike në Counter Strike”, djali i Fatmir Limajt godet Uran Ismailin

  • A.P /
  • 13 January 2021 - 23:10
“Lufta heroike në Counter Strike”, djali i Fatmir Limajt godet Uran Ismailin

Durim Limaj, djali i kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt ka ironizuar me sekretarin e PDK-së, Uran Ismaili.

Limaj përmes një postimi në Facebook tha se vlerat e luftës në Kosovë i mbron Urani.

Ky reagim erdhi pas deklaratës së Uran Ismalit, i cili u shpreh se PDK ka vendosur të shkojë e vetme në zgjedhje për ta ruajtur identitetin, rrjedhimisht duke bëre me dije se një koalicion me Nismën nuk do të jetë i mundur.

“Fatmir Limaj ka qenë një kohë figurë e PDK-së, por rruga politike është ndarë herët nga ai me vullnet të plotë. PAN-i ka qenë një bashkim i forcave politike, që ne sot e konsiderojmë që nuk i ka kontribuar identitetit të PDK-së”, tha Ismaili.

(Kosova Sot Online)