Në Prizren shfaqet ariu, publikohen pamjet

  • E.K /
  • 14 January 2021 - 08:36
Në Prizren shfaqet ariu, publikohen pamjet

Ndërkohë që rrugët e malet janë të mbuluara me borë, një kafshë u pa në një fshat të Prizrenit.

Përmes një videoje të publikuar nga një media lokale, mund të shihni një ari, i cili u pa në Manastiricë.

Ai shihet teksa vrapon, ndërsa banorët e kësaj pjese, sigurisht do të jenë të rrezikuar si pasojë që kjo kafshë u rikthye dhe po sillet në afërsi të tyre.

(Kosova Sot Online)