20-vjeçaren nga Gjakova e detyrojnë të marrë substanca narkotike, përfundon në spital

  • E.K /
  • 14 January 2021 - 10:30
20-vjeçaren nga Gjakova e detyrojnë të marrë substanca narkotike, përfundon në spital

Një person po dyshohet se e ka detyruar një 20-vjeçare të përdorë substanca narkotike. Pas kësaj, viktima ka pasur gjakderdhje nga hunda.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Gjakovë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Xhurkaj ka bërë të ditur se viktima është detyruar të përdorë substanca të dyshuara narkotike, ndërkaq pas kësaj ka pasur gjakderdhje nga hunda.

Si pasojë e gjakderdhjes, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

Xhurkaj bëri të ditur se lidhur me këtë rast janë intervistuar dy persona, një i moshës 30-vjeçare dhe një tjetër i moshës 32-vjeçare.

Ndërkaq, personi që dyshohet se ka detyruar 20-vjeçaren të përdorë substanca narkotike, ndodhet ende në arrati.

(Kosova Sot Online)